(VIDEO) LSDM publikoi bombën e re: 51 tenderë dhe 16 milionë euro për një firmë të preferuar të VMRO-së

(VIDEO) LSDM publikoi bombën e re: 51 tenderë dhe 16 milionë euro për një firmë të preferuar të VMRO-së

Partia opozitare LSDM sot ka dalë me akuza të reja për keqpërdorime të tenderëve nga ana e VMRO – DPMNE-së. Sipas opozitës maqedonase, kompania “Piramid bilding solushën”, që ata e quajnë kompania e preferuar e VMRO-së, nga viti 2022 ka fituar 51 tenderë në vlerë prej 16 milionë euro, nga komuna që udhëhiqen nga kryetarë të VMRO – DPMNE-së.

Jon Fërçkovski, LSDM

Vetëm nga Komuna e Aerodromit kjo firmë e favorizuar ka fituar 22 tenderë. Nga Gazi Baba 10, por edhe nga Gjorçe Petrovi, Prilepi, Manastiri, Gjevgjelia… kudo ku kryetarët e komunave janë nga VMRO. Një sërë tenderësh të financuar me mjete nga kredia hungareze kanë përfunduar gjithashtu te kjo firmë. Ndërsa paratë përfundojnë te kompanitë e afërta me pushtetin, qytetarët paguajnë – dhe atë me interes. Tenderi i fundit, në dhjetor të vitit 2025, është me Qytetin e Shkupit. Menjëherë pasi Orce Gjorgjievski u ul në karrige, kjo kompani e preferuar e pushtetit fiton një tender në vlerë prej 320.000 eurosh”.

Jon Fërçkovski më tej theksoi se, VMRO – DPMNE ende nuk ka dhënë përgjigje për skandalet korruptive që kanë publikuar më herët

Jon Frçkovski, LSDM

Tani për të gjithë në Maqedoni është e qartë pse vendi mbahet qëllimisht në izolim. Ja pse. Për para. Për tenderë kriminalë. Prokuroria Publike, Policia Financiare, Antikorrupsioni – a do të vazhdojnë ende të heshtin apo më në fund do të ndërmarrin diçka për skandalet që i publikon LSDM?”.

Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, LSDM njoftoi se në kuadër të partisë është formuar një ekip për luftimin e korrupsionit, i cili do të merret me hetimin e skandaleve të qeverisë. Që nga atëherë LSDM vazhdimisht ka publikuar pretendime për afera korruptive.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING