(VIDEO) 7 500 vaksina kundër hepatit B për punonjësit shëndetësor

(VIDEO) 7 500 vaksina kundër hepatit B për punonjësit shëndetësor

Pa një punonjës shëndetësor të mbrojtur dhe të sigurt, nuk ka vazhdimësi të shërbimeve shëndetësore, nuk ka stabilitet në funksionalitetin e institucioneve dhe nuk ka besim nga qytetarët tek institucionet shëndetësore”. Kështu deklaroi se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu duke theksuar se në këtë kontekst sot u dha donacion për Institutin e Shëndetit Publik për 7500 vakcina kundër hepatitit B me një vlerë totale prej 123,450 dollarë.

Për të, ekosistemi më i rëndësishëm që e mban funksional sistemin e shëndetësisë janë kapacitetet njerëzore, prandaj përgjegjësia e tyre si bartës i institucioneve është të krijojnë kushte që punonjësit shëndetësor të mos mbeten të vetëm.

Azir Aliu, ministër i shëndetësisë

Pikërisht për këtë arsye mbrojtja e punonjësve shëndetësor është vendosur si standard për të cilën kujdesemi vazhdimisht që ta mirëmbajmë dhe ta përmirsojmë atë. Në këtë kontekst sot nënshkruam një marrëveshje donacioni nga ministria e shëndetësisë për institutin e shëndetit publik për 7500 vakcina kundër hepatitit B me një vlerë totale prej 123,450 dollarë amerikan . me këtë donacion duke amnistuar 3 doza për një person do të përfshihen 2500 punonjës shëndetësor në institucionet tona”.

Ministri thotë se, bëhet fjalë për një masë konkrete parandaluese për uljen e ekspozimit ndaj rreziqeve shëndetësore të të punësuarve në sistemin shëndetësor duke forcuar njëkohësisht edhe sigurinë e pacientëve. Ministri Aliu po ashtu bëri të ditur se siguruan edhe mbështetje shtesë, për institutin për shëndet publik e cila është orientuar drejt forcimit të bio-sigurisë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING