Levica kërkon shfuqizimin e komisionit rregullator të energjetikës

Levica kërkon shfuqizimin e komisionit rregullator të energjetikës

Levica propozon shfuqizimin e Komisionit Rregullator të Energjitikës dhe transferimin e kompetencave te Ministria e Energjisë. Deputeti, Amar Mecinoviq, theksoi se modeli aktual thellon varfërinë energjetike dhe lejon rrjedhjen e parave publike në xhepat e privatëve. Ai tha se mijëra familje jetojnë në varfëri energjetike ndërsa çmimet e energjisë rriten, ndërsa ndërmarrjet publike fundosin në borxhe, dhe distributorët privatë të energjisë realizojnë fitime të vazhdueshme.

Propozojmë shfuqizimin e KRE-së, në mënyrë që të ketë përgjegjësi politike. Për të mundur të thirren për përgjegjësi politikanët tanë, kryeministri dhe ministrat tanë, kur faturat rriten me shpejtësi”, u shpreh deputeti Mecinoviq.

AMAR MECINOVIQ, DEPUTET I LEVICËS

Ky sistem nuk është rastësor, por rezultat i vendimeve të vazhdueshme të fshehura pas maskës së pavarësisë së KRRE-së. Trupi i quajtur i pavarur KRRE ka funksionuar për vite me radhë si mburojë për interesat e EVN-së dhe distributorëve të tjerë privatë, e jo si mbrojtës i qytetarëve”.

MARKETING