Mucunski në takim lamtumirës me ambasadoren Ageler

Mucunski në takim lamtumirës me ambasadoren Ageler

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim lamtumirës me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.

Siç informoi Mucusnki përmes një postimi në profilin e tij në fejsbuk, në takim është shprehur kënaqësi e ndërsjellë nga dialogu i vazhdueshëm politik i nivelit të lartë dhe nga zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

“Sot, pata një takim lamtumirës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj të përgjithshëm dhe kontributin e rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve gjatë mandatit të saj”, shkroi Mucunski.

Në të njëjtën kohë, siç thekson ai në njoftim, ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë, duke konfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe aleancën e fortë brenda NATO-s.

MARKETING