Shënohet 18-të vjetori i aksidentit të helikopterit në Bllacë të Katllanovës

Shënohet 18-të vjetori i aksidentit të helikopterit në Bllacë të Katllanovës

Në Bllacë të Katllanovës sot do të shënohet tetëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të përbërjes së forcave ajrore WING, të cilët po ktheheshin nga misioni paqësor ALTEA në Bosnja e Hercegovinë.

Me këtë rast, një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës, e përbërë nga ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, do të vendosin lule në memorialin në Bllacë të Katllanovës.

Pjesëtarët e forcave ajrore WING paraprakisht do të vendosin lule në memorialin para komandës në kazermën “NH Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Në aksidentin e helikopterit, para tetëmbëdhjetë viteve, duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA në mënyrë tragjike jetën e humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët e lartë Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe tetari Zllatko Veljanoski.

MARKETING