Jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 3.32%, dalje më e ulët në Qendër Zhupë
Deri në orën 11:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 3553 votues, përkatësisht 3.32 %, raporton SHENJA.
- Vrapçisht, kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %.
- Gostivar, kanë votuar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %.
- Qendër Zhupë, kanë votuar 168 votues, përkatësisht 2.22%.
- Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:
- Vrapçisht, e rritur për 0.48 %.
- Gostivar, e zvogëluar për 1.96 %.
- Qendër Zhupë, e zvogëluar për 2.61 %.
- Mavrovë dhe Rostushë, e zvogëluar për 5.82 %.

