Dalja deri në orën 9:00 është 1,11%: Një vendvotim nuk është hapur ende

Dalja deri në orën 9:00 është 1,11%: Një vendvotim nuk është hapur ende

Dalja deri në orën 9:00 në të gjitha vendvotimet e hapura është 1,11 %. Në Vrapçisht kanë votuar gjithsej 272 votues ose 1%. në Komunën e Gostivarit është 0,93 ose 651 votues. Në Mavrovë dhe Rostushë 2,89%, ndërsa në numër 306 votues. Në Qendër Zhupë, jehona e votuesve është 0,75% ose 57 votues, raporton SHENJA.

Të gjitha vendvotimet u hapën në kohë, përveç 05/71 në Qendër Zhupë ku pati vonesë me 40 minuta, në Komunën e Gostivarit në vendvotimit 5/03, 5/12, 5/13, 5/29, 5/33 gjithashtu pati vonesë. Sipas rregullave të Kodit zgjedhor, nëse vonesa është më pak se një orë, atëherë nuk vazhdohet votimi.

Në vendvotimin 782 në Qafë nuk është hapur vendvotimi dhe nëse nuk hapet tre orë pas hapjes së rregullt në orën 7:00, këtu nuk do të zhvillohen votime. Më tej do të shihet nëse numri i votuesve do të ndikojë në rezultat dhe KSHZ do të marrë vendim.

Në vendvotimin 0478 në Sençe dhe në 0496 në Mavrovë dhe Rostushë ka hapur vonesë, që nuk është më tepër se tre orë, dhe votimi ka filluar me rregull.

“Në përgjithësi të gjitha kushtet janë përmbushur dhe votimi po zhvillohet në mënyrë të mirë. Presim informata nga tereni se çka do të ndodhë më tej”, tha zëdhënësi i KSHZ-së.

MARKETING