(VIDEO) Mobilizim për të pastruar oborret e bodrumet e përmbytura

(VIDEO) Mobilizim për të pastruar oborret e bodrumet e përmbytura

Në rajonet ku reshjet e shiut lanë pasoja për banorët, duket se situata ka nisur të stabilizohet. Sipas njoftimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave po intervenohet me eksavator zinxhiror si dhe me pompa po nxjerret uji nga oborret e shtëpive, bodrumeve dhe sipërfaqeve bujqësore. Megjithatë, pasojat nga përmbytjet vazhdojnë të mbeten shqetësuese për banorët.

Qendra e Menaxhimit të Krizave

“Në Koçan, në lumin Orizarska, në fshatin Gërdovci, ka dalje nga shtrati. Ndërmarrja Ujësjellës dhe Menaxhim me Ujërat ‘Bregallnica’ po intervenon me eskavator zinxhiror. Mekanizimi është ende në terren. Nga e hëna do të fillojë pastrimi i shtratit të lumit Orizarska nga Grdovci drejt Orizari, me qëllim që të parandalohet përsëritja e pasojave të padëshiruara”.

Gjithashtu për në Krushevë bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, uji për pije është turbulluar dhe rekomandohet të vlohet të paktën 10 minuta. Kurse për në Tetovë, rruga drejt Banjë – Tetovë është pastruar, por për arsye sigurie qarkullimi është ndaluar nga SPB Tetovë.

Si pasojë e vërshimeve në Kërçovë, mbeten të evakuuar rreth 120 persona.

Institucionet kompetente rekomandojnë për kujdes në vozitje dhe kujtojnë shoferët për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING