Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen

Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen

Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen, kështu deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit të për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski.

“Po punojmë në një rishikim të kritereve për pushim mjekësor, ku është e nevojshme të arrihet një ekuilibër midis nevojës për qasje të lehtë në pushim mjekësor për ata që kanë nevojë, dhe nga ana tjetër, për të parandaluar keqpërdorimet”, tha ai.

Ai theksoi se ka një numër të konsiderueshëm keqpërdorimesh të pushimit mjekësor.

“Jemi të lodhur nga kryerja e kontrolleve të vazhdueshme me kërkesë të firmave ose institucioneve për kontrollet e pushimeve mjekësore”, shtoi Klekovski.

Këto deklarata Klekovski i bëri pas lidhjes së marrëveshjes midis FSSH dhe Fakultetit të Shkencave Natyrore, me të cilën Laboratori për Biologji Molekulare dhe Gjenomikë do të fillojë të kryejë procedurat më moderne të diagnostikimit molekular, duke përfshirë analizat gjenetike për sëmundjet onkologjike.

MARKETING