(VIDEO) Filipçe këmbëngul që të mbetet qeveria teknike
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe nuk heq dorë nga Qeveria teknike. Thotë se ajo është garancia e vetme për zgjedhje të ndershme. Ndërsa përsëriti refuzimin për pjesëmarrje në takimin e liderëve, të thirrur nga kryeministri, Filipçe thotë se takim me “kriminelë”, nuk do të ketë.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Nuk guxon të hiqet Qeveria teknike sepse ajo është e vetmja dritë, mundësia e vetme për zgjedhje fer dhe të ndershme. Ata nuk e duan Qeverinë teknike, sepse kur do të hyj ministër i opozitës, do të ketë qasje në të gjitha keqpërdorimet dhe të gjithë sistemin e korruptuar. Nuk duan Qeveri teknike, sepse kjo për këtë pushtet don të thotë hapje të kutisë së Pandorës”.
Nga VMRO-DPMNE i përgjigjen Filipçes duke i thënë se ai nuk refuzon vetëm takim liderësh, por e refuzon dialogun dhe dorën e zgjatur për të ndërtuar konsenzus për interesat shtetërore.
VMRO-DPMNE
“Maqedonisë nuk i duhet një opozitë e tillë, e cila është kundër gjithçkaje vetëm që të jetë kundër. Është koha që Filipçe ta tejkalojë veten e tij, sepse shteti ka nevoj për politikanë të përgjegjshëm dhe serioz. LSD dhe Filipçe, nuk e heqin nga goja fjalën ‘integrim evropian’, por sot edhe njëherë treguan se atyre nuk u intereson kjo gjë”.
Një ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ka nevojë për votat e opozitës sepse Qeverinë teknike mund ta shfuqizojnë me votat e shumicës, por takimi i liderëve përveç Qeverisë teknike, do të përmbledhte edhe disa tema të tjera.
Emine Ismaili /SHENJA/

