UEFA gjobit sërish Shkëndijën për piroteknikë
Shkëndija e Tetovës është përfshirë në raportin më të fundit të UEFA-s për klubet e ndëshkuara në garat evropiane.
Klubi do të paguajë një gjobë prej 1.500 eurosh për shkak të përdorimit të piroteknikës nga tifozët e saj në sektorin e mysafirëve. Edhe Drita është ndëshkuar për të njëjtën arsye dhe do të paguajë 3.750 euro.
Ndeshja mes Dritës dhe Shkëndijës përfundoi me rezultat 1-0 në favor të ekipit vendas.
Kujtojmë se më herët, UEFA e kishte gjobitur Shkëndijën me 20.000 euro për përdorim të piroteknikës dhe mesazhe politike gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Shkup.

