Zgjedhja e ministrave të rinj në seancën e sotme të 75-të të Kuvendit

Zgjedhja e ministrave të rinj në seancën e sotme të 75-të të Kuvendit

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 75-të, në rend dite të së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj për çështje evropiane dhe mjedis jetësor.

Pika e parë në rend të ditës është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga pozicioni ministror në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Ndërsa deputeti aktual dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, është propozuar si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i ri i Çështjeve Evropiane.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor, pasi Izet Mexhiti mori postin e kryetarit në Komunën e Çairit, i cili kishte shërbyer si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Qeveria ka propozuar ish-zëdhënësin e qeverisë Muamet Hoxha si ministër të ri të Mjedisit.

MARKETING