Protestë në “Rrugën e Plastikave” për shkak të mungesës së energjisë elektrike

Protestë në “Rrugën e Plastikave” për shkak të mungesës së energjisë elektrike

Banorët e Seravës në Çair kanë protestuar në “Rrugën e Plastikave” për shkak të mungesës së energjisë elektrike, e cila, sipas tyre, ka zgjatur disa ditë. Të revoltuar nga situata, ata bllokuan rrugën dhe paralajmëruan protesta të përditshme nga ora 15:00 deri në 18:00, derisa problemi të zgjidhet.

Banorët thonë se ndërprerjet po u shkaktojnë vështirësi serioze në jetën e përditshme dhe kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkaq në anën tjetër EVN njofton se defekti në lagjen Seravë ka ndodhur që nga e diela dhe nuk dihet kur do të riparohet. Sipas kompanisë, banorët e rrugëve “Ismail Kadare” dhe “Kumbara” pengojnë rikonstruimin e rrjetit dhe zhvendosjen e orëmatësve, duke kërcënuar ekipet. Pa qasje në terren, defektet nuk mund të riparohen dhe do të vazhdojnë për shkak të mbingarkesës nga kyçjet ilegale. Humbjet në këtë zonë tejkalojnë 70%, ndërsa pagesat janë 60% të konsumit.

MARKETING