Bilall Kasami mirëpriti Ministren Elisa Spiropali

Bilall Kasami mirëpriti Ministren Elisa Spiropali

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zv.kryetarin Albi Qamili dhe deputeten Kaltrina Beqiri, mirëpriti Ministren për Evropë dhe të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga Ambasadori Denion Meidani.

Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe lidhjet historike dhe kulturore që bashkojnë shqiptarët në rajon. Kryetari Kasami nënvizoi se Tetova mbetet një urë bashkëpunimi dhe promovimi të dinjitetit kombëtar, duke përkujtuar përpjekjet e përbashkëta për mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“Fqinjësia e mirë dhe kujdesi institucional për shqiptarët këtu janë dëshmi se kur Shqipëria dhe shqiptarët ecin së bashku, e ardhmja bëhet më e sigurt,” tha Kasami gjatë takimit.

Vizita e Ministres Spiropali pasqyron angazhimin e dy shteteve për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet midis komuniteteve shqiptare, si dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe kulturor në rajon.

MARKETING