Luma: BDI mbajti Kongres të detyruar, mungoi analiza e punës

Luma: BDI mbajti Kongres të detyruar, mungoi analiza e punës

Analisti politik Ilir Luma, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të shtunën ka mbajtur një Kongres të detyruar.

Sipas Lumës, Kongresi i mbajtur më 20 dhjetor ishte i domosdoshëm të thirrej, pavarësisht nëse data ishte e paraparë apo jo në kalendarin partiak. Ai theksoi se në rend dite, si pikë e parë, duhej të përfshihej analiza e punës së deriatëhershme të partisë, si dhe që kjo analizë të ishte pjesë e rezolutës përfundimtare të Kongresit.

“Ky element, sipas mendimit tim, ka munguar në Kongres, konkretisht analiza e punës së BDI-së deri në këtë fazë”, deklaroi Luma. /SHENJA/

MARKETING