Krerët e VLEN-it mirëpresin në sheshin “Skënderbeu” ministren Spiropali
Krerët e koalicionit VLEN, kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai, kryetari i Alternativës Bekim Sali, si dhe ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, kanë mirëpritur Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni zhvilloi një ceremoni solemne në sheshin “Skënderbeu”, ku u nderua figura kombëtare e Gjergj Kastriot – Skënderbeut përmes vendosjes së një kurore lulesh.
Takimi u shoqërua gjithashtu me aktivitete kulturore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave kombëtare, historike dhe kulturore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbarëkombëtar.

