Marshimi i 34-t për engjëjt në Koçan: Nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset

Marshimi i 34-t për engjëjt në Koçan: Nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset

rindërit e personave që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” morën pjesë sot në Marshin e 34-të për engjëjt në Koçan, ku kërkuan zgjerimin e hetimit, përcaktimin e përgjegjësisë individuale dhe një shpjegim publik se përse disa individë ende nuk janë përfshirë penalisht në procedurë.

Ata i dërguan gjithashtu një mesazh prokurorit të ri publik të shtetit, duke kërkuar rishqyrtimin e plotë të rastit që nga dita e tragjedisë. Sipas tyre, hetimi duhet të nisë nga fillimi, “me qëllim që të përcaktohet se kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk veproi”.

“Jemi të zemëruar sepse ka njerëz të tjerë që publiku dhe ne si familje e dimë me siguri se janë fajtorë, por që nuk janë as të dyshuar dhe as subjekt i një hetimi të dukshëm dhe transparent. Fëmijët tanë nuk janë numra. Ata kanë emra, histori dhe familje që do t’i presin përgjithmonë. Ky marshim është një mesazh se jemi këtu, se mbajmë mend dhe se nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset bashkë me fëmijët tanë”, deklaroi Aleksandar Naunov, babai i një prej viktimave, para stacionit të policisë në Koçan.

Para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Koçan, Verica Trifunova, nëna e të ndjerës Monika Spasova, vlerësoi se dorëheqja e Prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski, ka ardhur me vonesë.

“Sot, ndërsa ecim sërish me imazhet e fëmijëve tanë në zemrat tona, Prokurori i shtetit, Kocevski, paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Një dorëheqje e vonuar. Ai nuk pati guximin dhe vullnetin për të hapur në mënyrë të pavarur lëndën që nga dita e tragjedisë. Në vend të një hetimi të vërtetë, ai kërkoi informacion nga MPB-ja, ndërsa procedurat u drejtuan ndaj personave të dyshuar që nga viti 2024 e më herët, duke lënë të paprekur bartësit e vërtetë të pushtetit dhe përgjegjësisë”, tha Trifunova.

MARKETING