Asistent digjital në web-faqen e Kuvendit për personat me aftësi të kufizuar
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka modernizuar ueb faqen zyrtare, duke integruar teknologji të reja të qasshme për personat me nevoja të veçanta. Platforma digjitale tani mundëson qasje më të lehtë për persona me dëmtime vizuale, motorike dhe njohëse.
“Ky investim, që është në përputhje me Direktivën Evropiane, ndjek praktikat më të mira të qeverisjes digjitale dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Prandaj i njejti, nuk është vetëm përmirësim teknik, por një shprehje e qartë e angazhimit për transparencë, digjitalizim, inkluzivitet qytetar dhe demokraci më funksionale. Kur informacioni është i qasshëm, edhe institucionet bëhen më të hapura dhe më të besueshme. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të ndërtojë ura komunikimi me qytetarët, duke dëshmuar se transformimi digjital merr kuptim të plotë vetëm atëherë kur është gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

