(VIDEO) Aksion i gjerë policor, arrestohen 11 persona për bashkim kriminal dhe kurdisje të tenderëve

(VIDEO) Aksion i gjerë policor, arrestohen 11 persona për bashkim kriminal dhe kurdisje të tenderëve

Dyshohen se kanë kryer vepra penale korrupsion dhe krim ekonomik, policia privoi nga liria 11 persona, ndërsa nisi procedurë penale ndaj gjithsej 33 personave dhe 2 subjekteve juridike. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dy ditët e fundit kanë realizuar aksion të madh policor në disa lokacione të Shkupit, si dhe në Kumanovë, Negotinë, Veles, Pehçevë, Probishtip dhe Koçan. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Bashkim kriminal”, “Keqpërdorim i procedurës për Thirrje Publike, dhënia e kontratës për një prokurim publik ose partneriteti publiko-privat”, “Larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”, “Nxitje”, “Keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Të akuzuarit sipas MPB-së, janë të moshës nga 27 deri në 63 vjeçare.

Ministria e Punëve të Brendshme

Të dyshuarit B.D, F.A, K.P, V.S, D.M, V.K. dhe B.Z, gjatë vitit 2023 kanë krijuar grup me qëllim kryerjen e veprave penale, ndërsa më pas në grup janë bashkuar edhe 26 të tjerë, të cilët gjatë vitit 2023-24, me qëllim që të përfitonin për vete ose për dikë tjetër përfitim material, ata me vetëdije shkelën rregulloret mbi procedurën e tenderit publik, dhënies së një kontrate të prokurimit publik ose partneritetit publik-privat”.

MPB tregon se si të dyshuarit janë marrë vesh që në thirrje publike të konkurrojnë dy subjekte dhe njëra të japë ofertë më të lartë që t’i mundësoj tjetrës që ta fitoj tenderin.

Ministria e Punëve të Brendshme

Me qëllim që t’i ikin procedurës, duke ndjekur një specifikim teknik të dakordësuar dhe të përgatitur paraprakisht për blerje për nevojat e EMV Distribuimit të Ngrohjes Shkup, disa prej të akuzuarëve nuk e kanë kryer obligimin e tyre zyrtar dhe të njejtit janë marrë vesh që në Thirrjen Publike të paraqiten subjekte nga Shkupi dhe Kumanova, me çka subjekti juridik nga Kumanova ka dhënë ofertë më të lartë duke i mundësuar subjektit nga Shkupi ta fitoj tenderin në vlerë prej 7.682.445 euro, në dëm të buxhetit të EMV distribuimit”.

Siç bëjnë me dije ata më tej, me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror për vete ose për një tjetër dhe me qëllim të fshehjes së origjinës ata kanë vënë në qarkullim, kanë pranuar dhe transferuar fonde në një shumë totale prej 2.041.576 euro.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING