(VIDEO) Raporti i inspektoratit, vdekja e foshnjes si pasojë e mushkërive të pazhvilluara

(VIDEO) Raporti i inspektoratit, vdekja e foshnjes si pasojë e mushkërive të pazhvilluara

Autopsia e foshnjës së porsalindur nga Haraçina që ndërroi jetë, tregoi se vdekja ka ardhur si pasojë e mushkërive të pazhvilluara. Gjithahshtu raporti i obduksionit tregon se nuk ka dëmtime fizike në asnjë nga organet e foshnjës.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikë

Si shkak i vdekjes tek e porsalindura theksohet insuficienca respiratore, përkatësisht moshzvillimi i mushkërive. Pas marrjes së rezultateve të autopsisë, familja e të porsalindurit u thirr për t’u njohur personalisht me të gjitha detajet e gjetjes, e cila, tregon se nuk kishte dëmtime fizike në asnjë nga organet e foshnjës”.

Raporti shtojnë nga Klinika e Gjinekologjisë, duhet të shqyrtohet në komisionin e formuar nga Ministria e Shëndetësisë së bashku me dokumentacionin tjetër, atë të kontrolleve të kryera nga Inspektorati.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë Azir Aliu kërkon që të pritet për finalizimin e të gjitha raporteve.

Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë

Ne nuk duam nga shëndetësia të bëjmë senzacion. Duam t’i ndjekim institucionalisht të gjitha procedurat, edhe nga pikëpamja klinike edhe nga pikëpamja administrative, kështu ju bëjë thirrje të gjitha palëve që të jemi të kujdesshëm dhe t’i ndjekim të gjitha protokollet. Kështu që procedurat kanë filluar dhe në fund do të jeni të informuar për të gjitha”.

Edhe raporti i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor tregoi se shkaku i vdekjes ka qenë kolaps i një krahu të mushkërisë, vështirësi në frymëmarrje, akumulim i tepruar i lëngjeve në hapësirat intracelulare ose ekstracelulare të trurit, si dhe insuficiencë kardiorepiratore.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING