(VIDEO) Ajri i ndotur, për dy ditë radhazi tejkalohet pragu i grimcave pm10 në Shkup

(VIDEO) Ajri i ndotur, për dy ditë radhazi tejkalohet pragu i grimcave pm10 në Shkup

Me uljen e temperaturave është ngritur alarmi për ajër të ndotur, ndërsa më së shumti nga kjo ka pësuar kryeqyteti. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se, sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror Automatik i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit Ambiental dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra , tejkalim i vlerës 150 pm10 gjatë dy ditëve radhazi, është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat.

Me anë të një tabelë, nga Ministria kanë paraqitur përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse dhe ditët në të cilat është shënuar tejkalimi i pragut të alarmimit.

MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR

Më 17 dhjetor, në qendër, grimcat pm 10 kanë qenë 151,78 , kurse një ditë më vonë më 18 dhjetor, kanë qenë 186,49. Më 17 dhjetor, në Gazi Babë, grimcat pm 10 kanë qenë 156,55, ndërsa më 18 dhjetor 178,92”

Si rrjedhojë, nga Ministria e Mjedisit, për këtë gjendje alarmante thonë se kanë marrë masa të menjehershme.

MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR

Të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese ndaj instalimeve me Leje Ekologjike të Integruar të tipit A. Duhet të kontrollohen instalimet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë qasje publike në të dhënat e matura.Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe automjeteve të paregjistruara”.

Po ashtu, ndër masat e ministrisë është që të intensifikohen edhe kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit dhe ndalim i djegies në hapësirë të hapur. U rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të kaluar të miokardit ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën, me rekomandim të mjekut amë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING