KSHZ përmbylli listën zgjedhore për zgjedhjet në Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot përmbylli listën zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë pas vitit të ri, përkatësisht më 11 janar 2026, raporton SHENJA.
Në Gostivar, në listën zgjedhore janë regjistruar 82,870 qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët 78,185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, 4,604 votues janë të regjistruar si persona që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 81 persona janë në burg ose në paraburgim.
Në listën zgjedhore për Mavrovë Rostushë, janë regjistruar 10,575 qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët 9,622 votues janë banorë të përhershëm të komunës, 951 janë jashtë vendit dhe dy janë në burg ose në paraburgim.
Në listën zgjedhore për Vrapçisht janë të regjistruar 27,279 qytetarë me të drejtë vote, 26,318 në listën e veçantë të votuesve për banorët e Komunës, 950 në LZ-në e veçantë për votuesit që jetojnë jashtë vendit dhe 11 në burg ose paraburgim.
Numri i votuesve në Qendër Zhupë të regjistruar në listën zgjedhore është 7,562, nga të cilët 6,305 në komunë, 1,257 persona janë të regjistruar në LZ-në e veçantë për votuesit jashtë vendit.
KSHZ-ja miratoi Udhëzimet për votim në qendrat e votimit me më pak se dhjetë votues. Ka dy të tilla në Gostivar dhe pesë në Mavrovë Rostushë.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, duke iu referuar udhëzimeve, theksoi se KKZ-të në katër komunat duhet të organizojnë votimin në mënyrë që t’u mundësojnë këtyre personave të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qendrat më të afërta të votimit .

