Shkëndija dhe Drita pjesë e historisë, mësojnë dy rivalët e mundshëm për shortin e Ligës së Konferencës

Shkëndija dhe Drita pjesë e historisë, mësojnë dy rivalët e mundshëm për shortin e Ligës së Konferencës

Shkëndija dhe Drita janë pjesë e historisë, prej mbrëmjes së djeshme. Asnjë skuadër tjetër shqiptare nuk kishte shkuar më parë te faza me eliminim direkt e një kompeticioni në Europë. Drita dhe Shkëndija do e vazhdojnë rrugëtimin përmes fazës “play off”.

 

Shkëndija që ndodhet në short me KuPS do të përballet me Leh Poznan ose Samsunspor në raundin e ardhshëm. Drita ndërkohë që ndan vazon me Noah, do të sfidojë AZ Alkmar ose Çeljen. Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 26 shkurt.

Po ashtu dihet edhe rrugëtimi më tej. Nëse Shkëndija fiton përballjen e ardhshme, atëherë sfidon një mes Shakhtar Donetsk dhe Rajo Vajekano.

Ndryshe Drita për të ëndërruar çerekfinalet do të duhet të luante me një mes Spartës së Pragës ose AEK-ut të Athinës. Shorti do të hidhet më 16 janar.

 

MARKETING