Gjykata e Apelit i rrit dënimin me burg në 13 vjet shoferit i cili goditi me veturë Frosina Kulakovën

Gjykata e Apelit i rrit dënimin me burg në 13 vjet shoferit i cili goditi me veturë Frosina Kulakovën

Gjykata e Apelit e rriti dënimin në 13 vjet për shoferin, Vasil Jovanov që përplasi për vdekje Frosina Kulakovan e re në qendër të Shkupit, të cilën Gjykata Penale e dënoi me 12 vjet burg.

“Gjykata e Apelit Shkup, në interes të publikut dhe mediave, informon se, duke vepruar në rastin penal KZH-696/25, pas një seance publike të mbajtur më 06.10.2025, dhe pas kryerjes së këshillimit dhe votimit në një pjesë të mbyllur të seancës më 27.10.2025, nxori vendim me të cilin e miratoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e të akuzuarit V.J. Vendimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup u ndryshua në pjesën e sanksionit penal, në atë mënyrë që i akuzuari V.J. nga S., i cili u shpall fajtor me vendimin e shkallës së parë për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënohet me dënim me burg prej 13 vjetësh. Në pjesën tjetër, vendimi i shkallës së parë vërtetohet”, njoftojnë nga Gjykata e Apelit.

Shtatë muaj më parë, Gjykata Penale e dënoi Jovanovin me 12 vjet burg për veprën penale “kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”.

MARKETING