Ukraina po importon sasinë më të madhe të energjisë elektrike që nga fillimi i agresionit rus

Ukraina po importon sasinë më të madhe të energjisë elektrike që nga fillimi i agresionit rus

Për shkak të rritjes së sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike në mbarë Ukrainën, Kievi në muajin nëntor importoi sasinë më të madhe ndonjëherë të energjisë elektrike, sipas të dhënave të operatorit shtetëror Ukrenergo.

Pothuajse të gjitha rajonet e Ukrainës furnizohen me energji elektrike në regjim emergjent, me shkelje të vazhdueshme të orareve të ndërprerjeve.

Nga Ukrenergo theksojnë se në nëntor importi i energjisë elektrike nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Moldavia është rritur për 17,2 për qind.

Rritja e importit lidhet drejtpërdrejt me sulmet ruse me raketa dhe dronë ndaj objekteve të prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike.

Konkretisht, pas sulmit të madh raketor ndaj qyteteve ukrainase më 30 tetor, blerja e energjisë elektrike nga jashtë u rrit në 23.600 MWh ditën pasuese, që përbën një rritje prej 86,3 për qind krahasuar me ditën e mëparshme.

Sipas të dhënave të qendrës analitike ukrainase DiXi Group, Hungaria ishte eksportuesi kryesor i energjisë elektrike në nëntor, duke furnizuar 184.500 MWh, që është 2,5 për qind më shumë se në tetor. Sllovakia shënoi rritjen më të madhe të furnizimit gjatë muajit, duke e rritur atë dhjetëfish, në 78.600 MWh.

Deri në mars të vitit 2022, kapaciteti i sistemit elektroenergjetik ukrainas ishte rreth 56 GW, por deri në fillim të nëntorit 2025 ai është zvogëluar për më shumë se katër herë, në 13,13 GW.

MARKETING