Gaza goditet nga stuhia që përmbyti kampet me tenda, përkeqësohen kushtet për të zhvendosurit

Gaza goditet nga stuhia që përmbyti kampet me tenda, përkeqësohen kushtet për të zhvendosurit

Gaza po përballet me stuhinë “Byron”, e cila ka shkaktuar përmbytje të mëdha në kampet me tenda për familjet e zhvendosura, raporton Anadolu.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë goditur qytetin Khan Younis dhe Deir al-Balah, duke përmbytur me shpejtësi zonat e banimit.

Shumë tenda u shkatërruan, duke i lënë njerëzit të ekspozuar ndaj motit të ashpër.

OKB-ja vlerëson koston e rindërtimit të Rripit të Gazës në rreth 70 miliardë dollarë si rezultat i luftës izraelite, e cila ka vrarë mbi 70 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë.

Sulmet u ndalën pasi marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 10 tetor, megjithatë Izraeli e ka shkelur armëpushimin shpesh-herë.

MARKETING