SHBA, hetime nëse vaksinat kundër COVID-19 janë apo jo të lidhura me vdekjet e të rriturve

SHBA, hetime nëse vaksinat kundër COVID-19 janë apo jo të lidhura me vdekjet e të rriturve

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se po hetohet nëse vaksinat kundër COVID-19 janë të lidhura apo jo me vdekjet tek të rriturit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “The New York Times”, FDA nisi hetime pas pretendimeve të mëparshme për vdekjet tek fëmijët të lidhura me vaksinat kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Andrew Nixon deklaroi se “FDA po heton në mënyrë gjithëpërfshirëse vdekjet në shumë grupmosha që mund të lidhen me vaksinat kundër COVID-19 “.

Fusha e hetimit u zgjerua pasi një shënim i ndarë brenda institucionit nga dr. Vinay Prasad, një zyrtar i lartë i vaksinave të FDA-së, në fund të nëntorit dhe që më pas u publikua në mediat, pretendon se “rreth 10 vdekje fëmijësh ishin të lidhura me vaksinën”.

Në shënimin e Prasadit thuhet se FDA do të vendoste standarde më të larta në proceset e miratimit të vaksinave dhe se për disa vaksina do të kërkonte të dhëna që tregojnë jo vetëm prodhimin e antitrupave, por edhe mbrojtjen aktuale kundër sëmundjes.

FDA nuk ndau detaje lidhur me shënimin e Prasadit ndërsa ekspertët e shëndetit publik kujtuan se virusi ka shkaktuar vdekjen e 1.2 milion njerëzve në SHBA, përfshirë më shumë se 2.000 fëmijëve dhe kërkuan që vlerësimet të bazohen në të dhëna shkencore.

Gjithashtu thuhet se FDA po kryen vlerësim të sigurisë së vaksinave dhe trajtimeve kundër virusit respirator sincicial (RSV) dhe ka kontaktuar disa prodhues në këtë kontekst.

MARKETING