LSDM publikon “Bombën” e parë: Firma familjare e Tomovskit “pastron” 5.5 milionë euro nga buxheti!

LSDM publikon “Bombën” e parë: Firma familjare e Tomovskit “pastron” 5.5 milionë euro nga buxheti!

Ekipi antikorrupsion i LSDM-së publikoi sot një material të ri, të cilin e cilëson si skandal që, sipas tyre, tregon funksionimin e “modelit kriminal” të pushtetit të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Në konferencën për media, Aleksandar Saša Dimitrieviq deklaroi se përmes personave të afërt dhe ndërmjetësve “janë pompua rreth 9 milionë euro para publike”, ndërsa tenderët e dyshuar paraqiten si mekanizëm për keqpërdorim të fondeve shtetërore. Ai akuzoi se, sipas LSDM-së, përfitimet nuk mbarojnë vetëm te ndërmjetësit, por shkojnë deri te rrethi familjar i zyrtarëve të lartë.

Sipas LSDM-së, të gjitha gjurmët çojnë te Ivica Tomovski – funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së dhe drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri. Dimitrieviq pretendoi se kompania familjare e Tomovskit, e cila ka ndryshuar emrin por jo numrin identifikues, ka përfituar:

  • 5.360.000 euro

  • 161 tenderë nga institucione dhe komuna të ndryshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga LSDM, aktiviteti i kompanisë është rritur me 306% pas ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet, ndërsa vetëm këtë vit ajo ka fituar edhe 10 tenderë të tjerë, me vlerë pothuajse gjysmë milioni euro.

“Rastësisht, u paska ecur ‘pastrimi’ i buxhetit. Për çfarë shërben Tomovski në VMRO-DPMNE dhe në Qeveri, besoj se popullit i është bërë kristal e qartë pas kësaj. E rëndësishme është që bizneset familjare po ecin.”, tha Dimitrieviq.

MARKETING