Mot me vranësira me reshje shiu, lokalisht pritet të bien mbi 40 litra
Sot pritet mot i vranët i shoqëruar me reshje shiu, të cilat në pjesët jugore të vendit do të jenë më të dendura. Sipas sinoptikëve, lokalisht priten mbi 40 litra shi për metër katror brenda 24 orëve.
Në orët e mëngjesit, në disa lugina dhe ultësira do të krijohet mjegull, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila herë pas here mund të forcohet.
Temperaturat e ditës:
Minimalet: 6 – 10°C
Maksimalet: 8 – 12°C
Shkupi – reshje dhe mot i freskët
Në kryeqytet pritet mot i vranët me reshje shiu dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat do të lëvizin nga 9°C minimalja deri në 12°C maksimalja.
Sipas UHMK, reshjet do të fillojnë të zbehen gjatë pasdites. Në ditët e ardhshme pritet një periudhë më stabile dhe më e ngrohtë, ndërsa në zonat e ulëta mjegulla do të mbetet e pranishme.

