Nëse kualifikohet në Kampionat Botëror, Maqedoninë e pret një grup i lehtë
Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë do të luajë në plej-off për Kampionatin Botëror 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, raporton SHENJA. Përfaqësuesja e vendit tashmë i ka mësuar edhe rivalët e mundshëm nëse arrin të sigurojë vend në fazën e grupeve.
Në gjysmëfinale të plej-offit, Maqedonia do të përballet me Danimarkën. Në rast triumfi, në finale do të ndeshet me fituesin e duelit mes Irlandës dhe Çekisë. Ekipi që fiton këtë plej-off do të kualifikohet në Grupin A të Botërorit, ku ndodhen Meksika, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut. Interesante është se ky grup nuk ka një favorit të madh si Gjermania, Spanja, Franca, Brazili apo Argjentina.
Megjithëse në letër vlerësohet si autsajder, Maqedonia ka dëshmuar edhe më herët se mund t’i surprizojë favoritët. Në plej-offin për Botërorin 2022 në Katar, Maqedonia e eliminoi Italinë, por u mund në finale nga Portugalia.
Në këtë cikël plej-offesh, Maqedonia do të hyjë me përzgjedhës të ri, pasi kontrata e trajnerit Bllagoja Milevski ka përfunduar. /SHENJA/

