Komuna e Tetovës nderon Shpat Kasapin me mbledhje komemorative

Komuna e Tetovës nderon Shpat Kasapin me mbledhje komemorative

Komuna e Tetovës mbajti sot një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës artistike të këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi. Në këtë ceremoni të mbushur me emocione morën pjesë kryetari i Komunës, Bilall Kasami, familjarë, miq dhe kolegë të artistit.

Gjatë fjalës së tij, kryetari Kasami shprehu ngushëllimet e thella për humbjen e artistit, duke theksuar se familja Kasapi ka humbur njeriun e tyre më të dashur, ndërsa Tetova një artist të madh që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore shqiptare.

“U bëfsh lule Xhenneti, Shpat. Qyteti ynë sot është më i varfër pa ty”, shkroi Kasami në një postim në Facebook, duke shprehur dhimbjen dhe respektin për artistin e ndjerë.

Kryetari i Komunës u ofroi mbështetje dhe forcë familjarëve në këtë moment të rëndë, ndërsa publiku tetovar i dha lamtumirën e fundit këngëtarit të dashur, i cili do të kujtohet për talentin, kulturën dhe thjeshtësinë e tij njerëzore.

MARKETING