Struga fiton Tikveshin në Kavadar
Struga ka arritur një fitore me rezultatin 1:0 ndaj Tikveshit në Kavadar, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së futbollit vendor. Gol i vetëm i takimit u shënua nga Memetriza Hamza në minutën e 36-të, duke i dhënë tre pikë të vlefshme ekipit të Strugës. Në ndeshjen tjetër të xhiros, Vardari mposhti Makedonija Gjorçe Petrovin në transfertë me rezultatin 2:1. Futbolli vendor do të vazhdojë me emocione edhe ditët e ardhshme, ndërsa nesër në program është përballja Bashkimi – Shkëndija. /SHENJA/

