(VIDEO) Projekti “Safe City”, gjoba të shumta në gjuhën maqedonase

(VIDEO) Projekti “Safe City”, gjoba të shumta në gjuhën maqedonase

Projekti “Safe City”, u lëshua në përdorim për provë, dënime të shumta, madje me shifra rekorde ju kanë arritur qyetarëve në numrat personal të tyre, duke mos anashkaluar asnjërin, qofte nëse ka kaluar 1 km/h mbi kufirin e lejuar. Por përtej bujës së gjobave, një tjetër detaj po shkakton pakënaqësi të madhe, mungesa e gjuhës shqipe në dënimet e lëshuara. Njoftimet po u vijnë qytetarëve vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar kështu një të drejtë themelore, anashkalimi i gjuhës shqipe.

Ky fakt nuk ka kaluar pa reaguar edhe partitë opozitare shqiptare. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, tha se mos-respektimi i gjuhës shqipe në gjoba, dëshmon edhe njëher se qeveria po bënë shkelje flagrante të kushtetutës.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Ndërkaq, për Aleancën për Shqiptarët është e pafalshme që SMS porositë të lëshohen pa gjuhën shqipe. Ata madje theksojnë se anakshalimi i gjuhës shqipe është problem i përsëritur dhe i qëllimshëm, ndërsa fajsojnë koalicionin VLEN për heshtje.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Nëse VLEN-i pretendon se përfaqëson shqiptarët në institucionet shtetërore, atëherë pse hesht përballë një shkeljeje kaq elementare dhe të përsëritur? Pse nuk reagoi për faktin se edhe ky projekt, ashtu si shumë herë më parë, injoron detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe? Sepse nëse një zëvendësministër nuk arrin të sigurojë as zbatimin bazik të gjuhës shqipe të ministrisë që ai përfaqëson, atëherë roli i tij nuk është përfaqësim – është nënshtrim”.

Ndërkohë, mos-respektimi i gjuhës shqipe ka ngritur pikëpyetje dhe irritim te shumë qytetarë, të cilët kërkojnë që institucionet të korrigjojnë sa më shpejt këtë mangësi dhe të sigurojnë respektimin e plotë të gjuhës shqipe.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING