Për shkaqe shëndetësore, anulohet fjalimi i kryeministrit Mickoski në forumin Maqedoni–Serbi

Për shkaqe shëndetësore, anulohet fjalimi i kryeministrit Mickoski në forumin Maqedoni–Serbi

Mbi 200 kompani dhe të paktën 300 pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në forumin e radhës afarist mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, i cili do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, me synim forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Shërbimi qeveritar njoftoi në mëngjes se, për shkaqe shëndetësore, kryetari i Qeverisë Hristian Mickoski ka anuluar pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij të planifikuar në këtë forum.

Para nisjes së punimeve të forumit, në Qeverinë e RMV-së do të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë së Serbisë dhe ministrja e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq.

Stoillkoviq dhe Mesaroviq një ditë më parë vizituan dy kompani, ndërsa në deklaratat për mediat theksuan se potenciali për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve është i madh, veçanërisht në sektorin e industrisë ushqimore. Ata nënvizuan se qëllimi mbetet rritja e shkëmbimeve tregtare dhe zgjerimi i partneriteteve biznesore.

MARKETING