Limani: Si ushtrues detyre kemi realizuar shumë projekte të rëndësishme në Gostivar
Ish-U.D. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin “Debat në SHENJA”, theksoi se gjatë periudhës sa ka drejtuar komunën janë realizuar shumë projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në qytet dhe fshatra.
“Kemi bërë shumë punë dhe janë realizuar shumë projekte gjatë kësaj periudhe. Nga projektet më të mëdha do të veçoja rikonstruktimin e plotë të Bulevardit ‘Goce Dellçev’, si dhe rikonstruktimin e Bulevardit ‘Vëllezërit Gjinoski’. Po ashtu, kemi hapur rrugën e re që lidh fshatrat Çegran, Forinë dhe Çalë me Gostivarin, projekt që është ende në vijim. Do të përmendja edhe pesë terrene sportive tërësisht të rikonstruara në qytet, si dhe investimet që kemi realizuar në disa shkolla fillore”, deklaroi Limani.

