FFM zyrtarizon largimin e Milevskit nga drejtimi i Maqedonisë

FFM zyrtarizon largimin e Milevskit nga drejtimi i Maqedonisë

Bllagoja Milevski nuk do të vazhdojë më si përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll. Kontrata e tij ka skaduar disa ditë më parë dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar zyrtarisht se ajo nuk do të rinovohet. Gjatë periudhës që drejtoi kombëtaren, Milevski udhëhoqi skuadrën në 48 ndeshje, duke regjistruar 18 fitore, 14 barazime dhe 16 humbje. Nën drejtimin e tij, Maqedonia arriti të sigurojë pjesëmarrjen në dy balotazhe të Kupës së Botës, duke shënuar një nga sukseset më të mëdha historike, fitoren ndaj Italisë dhe pjesëmarrjen në finalen e balotazhit kundër Portugalisë. FFM ka shprehur mirënjohje për punën e Milevskit dhe stafit të tij. Sipas Bordit Drejtues të FFM-së, emri i trajnerit të ri të përfaqësueses do të bëhet i ditur deri më 25 dhjetor.

MARKETING