Grabitje si në filma, sulmohet autoblinda në mes të Italisë – vidhen dy milionë euro

Grabitje si në filma, sulmohet autoblinda në mes të Italisë – vidhen dy milionë euro

Një grabitje si në filma është regjistruar në Reggio Calabria të Italisë.

Një autoblindë që transportonte para u grabit brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut.

Ansa raporton se gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar.

Po ashtu për të kryer grabitjen, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy vetura të djegura përgjatë rrugës.

Në vendngjarje, së bashku me zjarrfikësit janë edhe Policia e Shtetit.

Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.

MARKETING