Plani i paqes/ Trump optimist: Besoj se jemi pranë një marrëveshje për Ukrainën

Plani i paqes/ Trump optimist: Besoj se jemi pranë një marrëveshje për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për planin e paqes për Ukrainën.

Trump ka nënvizuar se “bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë shumë afër’.

Presidenti amerikan këto deklarata i bëri nga Shtëpia e Bardhë, ku shtoi pavarësisht ‘shenjave pozitive’ mbetet ende për t’u parë nëse do të arrihet apo jo. Më herët presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA.

Në të  njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron, nga konferenca e “Koalicionit të të Gatshmëve”, u shpreh besimplotë se ekziston mundësia për të bërë përparim në negociata dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.

MARKETING