Zelensky: Negociatorët ukrainas për propozimin amerikan po kthehen në Kiev

Zelensky: Negociatorët ukrainas për propozimin amerikan po kthehen në Kiev

Delegacioni zyrtar ukrainas, që po merrte pjesë në bisedimet në Gjenevë lidhur me planin e paqes, po kthehet në Kiev, deklaroi të hënën (24 nëntor) presidenti Volodimir Zelenski.

Ai shtoi se hapat e ardhshëm do të vendosen së shpejti, pas një raporti të detajuar.

“Pres një raport të plotë pasdite, mbi përparimin e bisedimeve në Gjenevë dhe pikat kryesore të ngritura nga partnerët tanë”, tha Zelenski.

“Në bazë të këtyre raporteve, do të përcaktojmë hapat e ardhshëm dhe afatet. Do të vazhdojmë të koordinoheni me Evropën dhe partnerët e tjerë në të gjithë botën”, vijon ai.

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas kanë hartuar një ‘kuadër të përmirësuar të paqes’ dhe planifikojnë të vazhdojnë punën mbi planin për mbarimin e luftës në ditët e ardhshme.

Bisedimet në Gjenevë u cilësuan si ‘të produktshme dhe me përparime të rëndësishme’ nga të dyja palët, me fokus në forcimin e garancive të sigurisë dhe mbrojtjen e interesave ukrainase, por çështje si roli i NATO-s mbeten ende për t’u zgjidhur.

MARKETING