Xi bisedë telefonike me Trumpin: Kthimi i Tajvanit nën Kinën, pjesë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar
Presidenti kinez, Xi Jinping, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ka theksuar se kthimi i Tajvanit nën Kinën është një pjesë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar të pas-luftës, transmeton Anadolu.
Siç raporton Xinhua, presidenti Xi i tha homologut të tij amerikan se Pekini dhe Washingtoni duhet të mbrojnë së bashku rezultatet fitimtare të Luftës së Dytë Botërore.
Më 7 nëntor, kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, u tha ligjvënësve se çdo sulm kinez ndaj Tajvanit mund të përbëjë ligjërisht një “situatë kërcënuese për mbijetesë”, duke i lejuar potencialisht Japonisë “të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes kolektive”.
Komentet e saj shkaktuan reagime masive nga Pekini, e cila këshilloi kundër udhëtimit në Japoni, ndër masa të tjera kufizuese, rivendosjen e një ndalimi për importet e ushqimit të detit.
Tajvani mbetet një pikë qendrore tensioni në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur, ndërsa Taipei ka këmbëngulur për pavarësi që nga viti 1949.
SHBA-ja mbështet mbrojtjen e Tajvanit sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin dhe Gashtë Garancive që rregullojnë politikën ndaj ishullit.
Telefona vjen disa javë pasi Xi dhe Trump mbajtën një samit më 30 tetor në Busan të Koresë së Jugut, ku të dy palët ranë dakord për një marrëveshje 1-vjeçare tregtare dhe tarifore.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim nga pala amerikane lidhur me telefonatën.

