Plagosen disa nxënës nga droni izraelit në Libanin jugor

Plagosen disa nxënës nga droni izraelit në Libanin jugor

Një dron izraelit lëshoi dy raketa drejt një makine në komunën libaneze Attiri në lagjen Nabatieh sot në mëngjes, duke plagosur disa nxënës shkolle në një autobus që po kalonte në atë moment, raporton Agjencia kombëtare shtetërore e lajmeve, transmeton Anadolu.

Sipas NNA, autobusi i shkollës po lëvizte direkt pas automjetit të synuar në momentin e sulmit, duke lënë të plagosur disa nxënës dhe shoferin e autobusit. Agjencia nuk specifikoi menjëherë numrin e nxënësve të plagosur ose ashpërsinë e lëndimeve të tyre.

Sulmi erdh disa orë pasi rreth 13 persona u vranë në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë, Ain al-Hilweh në qytetin e Sidonit në Libanin jugor. Ushtria izraelite pretendon se sulmi kishte në shënjestër anëtarët e Hamasit brenda qendrës. Ajo thotë se objekti i synuar përdorej për të planifikuar sulme kundër Izraelit. Grupi palestinez i mohoi pretendimet izraelite.

Tensionet janë rritur në Libanin jugor prej javësh, me ushtrinë izraelite që intensifikon sulmet ajrore pothuajse të përditshme brenda territorit libanez, duke synuar anëtarët dhe infrastrukturën e Hezbollahut.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 4.000 njerëz dhe ka plagosur gati 17.000 të tjerë në sulmet e saj ndaj Libanit, të cilat filluan në tetor 2023 dhe u shndërruan në ofensivë të plotë në shtator 2024.

Sipas armëpushimit të shpallur në nëntor 2024, ushtria izraelite duhej të tërhiqej nga Libani jugor në janar, por në vend të kësaj u tërhoq vetëm pjesërisht dhe vazhdon të mbajë një prani ushtarake në pesë pika kufitare.

MARKETING