(VIDEO) Maqedonia e Veriut gati për sfidën në Kardif

(VIDEO) Maqedonia e Veriut gati për sfidën në Kardif

Uellsi është pengesa e fundit që Maqedonia e Veriut duhet ta kalojë për të siguruar një vend në plej-ofin e Kampionatit Botëror 2026. Brenda ekipit mbizotëron ndjenja se objektivi është më afër se kurrë”.

Pas barazimit me Letoninë në miqësoren e zhvilluar në Shkup, përfaqësuesja e vendit ka zbarkuar në Uells për ta bërë realitet ëndrrën e kualifikimit në Botërorin e vitit 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Takimi i parë mes dy përfaqësueseve, i zhvilluar në Shkup, përfundoi me barazim 1:1. Me një fitore ose barazim, Maqedonia e Veriut do ta sigurojë vendin e dytë në grup, ndërsa në rast disfate do të përfundojë e treta dhe në plej-of do të shkojë përmes Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e vendit ende nuk ka pësuar humbje në këto kualifikime, ndërsa Uellsi ka humbur dy herë. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut sonte do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin e Kardifit, ku seleksionuesi Milevski do të përcaktojë detyrat përfundimtare për futbollistët e tij.

Ndeshja ndërmjet Uellsit dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet të martën në stadiumin e Kardifit me fillim nga ora 20:45.

Samir Sinani /SHENJA/

MARKETING