Maqedonia e Veriut ka udhëtuar drejt Kardifit për sfidën vendimtare ndaj Uellsit

Maqedonia e Veriut ka udhëtuar drejt Kardifit për sfidën vendimtare ndaj Uellsit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka udhëtuar drejt Kardifit, ku të martën në mbrëmje do të përballet me përfaqësuesen e Uellsit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Ndeshja pritet të jetë një nga më vendimtaret për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit, pasi të dyja skuadrat ndodhen në garë të ngushtë për pozitat e para në grup. Dueli Uells – Maqedoni e Veriut do të zhvillohet të martën, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Cardiff City Stadium”.

Aktualisht, Maqedonia renditet në vendin e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Uellsi që pozicionohet në vendin e tretë, çka e bën këtë përballje tepër të rëndësishme për fatet e grupit. /SHENJA/

 

MARKETING