Ankara, mbahet ceremoni për ushtarët që ranë dëshmorë në rrëzimin e avionit në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji

Ankara, mbahet ceremoni për ushtarët që ranë dëshmorë në rrëzimin e avionit në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji

Një ceremoni u mbajt në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, për ushtarët e rënë dëshmorë nga rrëzimi i avionit ushtarak të mallrave C-130 në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji, raporton Anadolu.

Një aeroplan ushtarak mallrash C-130, me numër 68-1609, që i përkiste Komandës së Forcave Ajrore, u rrëzua në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji më 11 nëntor, ku humbën jetën 20 ushtarë.

Një ceremoni u mbajt për dëshmorët në Komandën e Fushës Ajrore Murted në Ankara.

Në ceremoni, u mbajt një minutë heshtje dhe u mbajt një recitim Kurani. Zëvendëspresidenti i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Tuqisë, rHafiz Osman Sahin më pas bëri lutje për dëshmorët.

Pasi u lexuan nekrologjitë e tyre, trupat e pajetë të dëshmorëve u dërguan në vendlindjen e tyre.

Identitetet e ushtarëve të rënë janë si më poshtë:

“Piloti Ajror Nënkolonel, Gokhan Korkmaz, Piloti Ajror Major, Serdar Uslu, Piloti Ajror Major, Nihat Ilgen, Piloti Ajror Toger i Parë, Cuneyt Kandemir, Mirëmbajtësi Ajror Toger i Parë, Emre Mercan, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Nuri Ozcan, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore Umit Ince, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Hamdi Armagan Kaplan, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes, Ajrore Burak Ozkan, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Ilker Aykut, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Akin Karakus, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Emrah Kuran, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Ramazan Yagiz, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Emre Altıok, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Berkay Karaca, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore, Burak Ibbigi, Kryerreshteri Kryesor i Mirëmbajtjes Ajrore Rreshter i Shtabit, Ilhan Ongan, Kryeoficeri i Furnizimit Ajror, Ahmet Yasir Kuyucu, Specialisti i Transportit Ajror Rreshter, Cem Dolapci, Rreshteri Specialist i Transportit Ajror, Emre Sayin”.

MARKETING