LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM kujton se nga 15 nëntori është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.

Gjithashtu prej atje rekomandojnë vozitje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

MARKETING