Kryediplomati sirian: Heqja e plotë e sanksioneve të “Aktit të Cezarit” është çështje kohe
Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, ka deklaruar se heqja e plotë e sanksioneve të Aktit të Cezarit të SHBA-së tani është një “çështje kohe”, transmeton Anadolu.
Gjatë një panel diskutimi në Chatham House në Londër, Shaibani tha se Damasku beson se ka ndryshuar perceptimin global gjatë vitit të kaluar.
“Në 11 muaj, ne ndryshuam perceptimin e botës për Sirinë dhe zhdukëm frikën që ekzistonte më parë”, tha ai.
“Siria është e rraskapitur dhe në një fazë tranzicioni”, tha ministri, duke theksuar se vendi i tij ka nevojë për kohë për të “shprehur veten” pas viteve të konfliktit.
Shaibani tha se qëllimi i qeverisë është që Siria të bëhet “një shtet në të cilin besojnë njerëzit e tij dhe jo një i largët prej tyre”.

