(VIDEO) Skandali me fondet IPARD, Mickoski: Mund të jenë të përfshirë eksponentë të LSDM-së

(VIDEO) Skandali me fondet IPARD, Mickoski: Mund të jenë të përfshirë eksponentë të LSDM-së

“Ne si Qeveri jemi të vetmit që kur vëmë re ndonjë sjellje devijante, reagojmë menjëherë”. Duke thurrë lavde për qeverisjen aktuale, kryeministri hedh poshtë siç i quan ai spekulimet e LSDM-së se në skandalin me fondet IPARD ka të përfshirë përfaqësues të VMRO-së. Ndërsa, i dërgoi porosi opozitës që t’i lënë ta bëjnë punën e tyre e cila mund t’i dërgoj tek ministra dhe funksioanarë të tyre, duke lënë të kuptohet se në të njejtin skandal mund të ketë të përfshirë edhe persona të LSDM-së.

Hristijan Mickoski, kryeministër 

“Ata që janë të përfshirë janë atje ku duhet të jenë. I bëjë thirrje opozitës që të mos fshihen pas pyetjeve por të dalin me vërtetime. Nëse janë aq të sigurtë me ato pretendime, le të dalin dhe t’i thonë. Është i përfshirë ky dhe ky. Kështu në mënyrë tinëzare nuk lënë gjurmë. Le të na ndihmojnë-të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime, le të vijnë dhe të na i dorëzojnë ato që të mund të veprojmë”.

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, njoftoi se po nisin me një seri informacionesh në lidhje me siç e quan ajo mega skandalin me fondet IPARD. Sipas saj, drejtori i dyshuar në këtë rast është mik i afërt i Igor Miqev i njohur si “Panker”, i cili është kumbar i liderit të VMRO-së Hristijan Mickoskit.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“Nga ajo që na është dhënë nga sinjalizues, të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, është kumbari i Mickoskit ai që përmendet si personi kryesor i mundshëm përgjegjës për të gjitha skemat kriminale dhe presionet në ministri. Prandaj, sipas të njëjtave informacione, edhe ai duhet të ishte përfshirë në hetim”.

LSDM kërkon që hetimi për këtë rast të zgjerohet menjëherë nga prokuroria dhe në hetim të përfshihen të gjitha abuzimet që kanë ndodhur në agjenci dhe në sektorin e bujqësisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING