LAMM: Nga 15 nëntori fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Nga atje kujtojnë shoferët se nga data 15.11.2025 fillon obligimi për bartjen e pajisjeve dimërore në automjete.
“Komunikacioni në vend po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

