Dalin pamjet e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas (VIDEO +16)

Dalin pamjet e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas (VIDEO +16)

Të martën në mesditë, në dalje të aeroportit të Rinasit në Tiranë, është vrarë me një breshëri plumbash Gilmando Dani dhe është plagosur Muçi Shaljani.

Në pamjet e publikuara nga TopChannel, shihet momenti ku atentarorët kanë pritur 8 minuta objektivin e tyre dhe sapo makina e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit doli nga terminali, ndaj tyre është qëlluar rreth 100 herë me 3 armë, 2 kallashnikovë dhe një pistoletë.

Pas breshërisë së kallashnikovëve, makina ku udhëtonte Gilmando Dani shihet se u ndal dhe pak sekonda më vonë pranë saj në këmbë afrohet një prej atentatorëve, që afrohet nga ana e pasagjerit dhe hap sërish zjarr me pistoletë, duke u siguruar se objektivi nuk jetonte më.

Policia beson se atentatorët kanë pasur informacion të saktë si nga Spanja, ashtu edhe nga terminali ku qëndronte e parkuar makina me të cilin udhëtonte Gilmando Dani, për lëvizjet e objektivit.

Ndërkohë, në laboratorin shkencor po ekzaminohen 4 armët e zjarrit të gjetura në mjetin e lënë pas nga atentatorët, si dhe po punohet për të dhëna të vlefshme nga mjeti.

KUJDES: PAMJE TË RËNDA

MARKETING