Hykmete Bajrami: Rama vazhdon punën, Kurti mund ta blejë biletën drejt Oslos
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama triumfoi sërish sipas rezultateve të Exit Poll-it dhe atyre preliminare të KQZ-së.
Lajmit i është gëzuar deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami e cila tha se Përparim Rama e vazhdon punën ndërsa Albin Kurti “mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo”.
“Po pra, fitoi Prishtina, fitoi Kosova, fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës!
Përparim Rama vazhdon punën e Albin Kurti mund ta blejë biletën dhe ta vizitojë familjen e tij në Oslo!
Urime, Prishtinë”, ka shkruar deputetja

